Pas njoftimit të Ilir Metës për dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reguar këshilltari i tij Emiljano Aleksi. Ky i fundit nëpërmjet një statusi në Facebook, e quan kryetarin e partisë së tij “burrë shteti që e vë veten në shërbim të kombit”. Por duket se nuk kursen as ironitë “një politikan është një shtetar që e vë veten në shërbim të kombit”.

“Një burrë shteti është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes. Do përballojmë me përgjegjësi sfidat që na presin në të ardhmen,” shkruan Aleksi në Facebook ku bashkangjitur postimit ka dhe një foto të Ilir Metës me gazetarët.

Pasi hoqi dorë nga drejtimi i partisë që themeloi vetë dhe të gjitha funksionet në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Ilir Meta shpreh gatishmërinë për të negociuar krizën politike dhe shpreson që edhe opozita të hyjë në zgjedhje.

“Duke filluar nga nesër kur të mos kem asnjë detyrim si kryetar të takohem me kryetarin Basha në çdo moment dhe çdo përfaqësues të opozitës. Do të bëj çdo përpjekje që të evitojmë një përkeqësim të situates politike në vend dhe të krijojmë një klimë konstruktive për të cilën kanë nevojë zgjedhjet”, deklaroi Meta.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: