Deputetja demokrate, Grida Duma u shpreh sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se maxhoranca duhet t’ia linte opozitës propozimin e kritereve dhe emrave për Presidentin e ri.

Sipas saj “jemi në një moment që është maja e treguesit të demokracisë. Në këto 30 vite kmei dëgjuar shumë për frymën dhe gërmën e Kushtetutës. Nga pikëpamja e frymës nuk po nis sot procesi i zgjedhjes së Presidentit. Ju e keni nisur procesin me zarfa të mbyllur. Në rast se do flisnim për jo utopi por për një demokraci konstruktive, do ta shikoja si një gjest të fisnikërisë politike që maxhoranca në fillim të çonte stafetën te PD dhe të thoshte: t’ia lëmë PD-së propozimet. Ka shumë gjasa që PD do sillte individë politikë apo apolitikë mbetet paragjykim”.

Deputetja demokrate tha se procesi që ka nisur PS-ja përmes zarfeve nuk e bën transparente zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

“Elementi i dytë janë kriteret. Kushtetuta ka vendosur kritere gjeneraliste. Besoj që duhet të kishim diskutuar për kritere në 15 ditë. Ju keni mbyllur procesin tuaj me zarfa, i cili nuk është një proces që në mbylljen e tij jep transparencë. Pasi të diskutohej mbi emrat dhe kriteret që kishte dhënë opozita, të niste diskutimi. Këto afate në frymë janë të cënuara sepse procesi pa kritere riskon të shkojë në një farsë. Kështu duket sikur po shkon pas zarfave tuaj të mbyllur”, u shpreh më tej Duma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: