Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se ditët në vijim do të organizohet tryeza me partitë politike për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit. Në një prononcim për mediat Hoti tha se do të diskutohet për të gjetur një zgjidhje.

“Do të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese, unë besoj që shumë shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e tyre për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”, u shpreh Hoti.

I pyetur rreth çështjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e deputetit Etem Arifi, Hoti shtoi se do ta pranojnë çfarëdo vendimi që merret për këtë rast. “Çfarëdo vendimi që vjen prej Gjykatës ne do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me atë vendimi”, u shpreh Hoti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb