Deputeti opozitar, Fatmir Mediu tha se tre raundet e para për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës u “dogjën” për shkak se opozita nuk zgjodhi që të shkonte në negociata si një trupë e vetme.

I ftuar në emisionin “Open” ai tha se oferta e mazhorancës në proces ishte jo e duhur, duke shtuar se nga negociatat e kaluara ka pasur rezultate më konkrete.

Sipas Mediut, Presidenti i ri nuk duhet të zgjidhet sipas preferencave të mazhorancës apo opozitës, pasi ai, siç e thotë dhe Kushtetuta duhet të jetë mbi palët.

“Presidenti i Republikës duhet të jetë autoritet moral. Sidomos konjekturën që ka sot Rajoni një President politike me autoritet moral është I rëndësishëm. Interesi ishte për të mos krijuar kriza politike. Tre raundet e para diktojnë marrëveshje. Marrëveshja është politike. Ajo që ishte absurd ishte zgjedhja nga ana e PS se me cilin të negocionte. Nuk duhet të vendoste PS kush do ishte trupa negociuese. Duhet të kishim një trup negociatore. Negociata me tre grupe nuk sjell sukses. Ka pasur negociata të sinqerta, që në vitin 2002. Kanë qenë negociator zoti Nano, Gjinushi, Ruçi që ka qenë autoritete. Ka pasur negociata në vitin 2007. Edhe në vitin 2012 është arritur konsenusi për zotin Zaganjori.

PS donte ta përcante opozitën, po e mban edhe kështu do të vazhdojë edhe me Reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Opozita kishte tre rrugë që duhej të ndiqte. E para një trupë e vetme negocimi, të kërkohej konsensus, e nëse s’do të kishte ishte që të kishte 20 firma për një raund të dytë. Është përsëritur ajo që u bë për Reformën në Drejtësi. U dha vota për miratimin Kushtetues. Me kë e ka marrëdhënien opozita, me Ramën? Jo, por me qytetarët. Opozita e ndërton raportin me qytetarët. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka logjikë që deputetët të mos arrihen të ulen të gjithë së bashku për të arritur me një grup të vetëm negociator. Është hipokrite dhe e pa pranueshme që në 3 raundet e para të propozonin ata dhe në raundin e katërt të propozonin ata. PS të sillte kandidaturën e vet. Mazhoranca e bëri dhe për fatin e keq opozita në mënyrë krejt naive është peng e lëvizjes së mazhorancës. Opozita në raundin e dytë duhet të kishte propozuar kandidaturë të qenësishme. Në raundin e tretë një kandidaturë që kapte nivel akademik dhe intelektual. Jam kundër marrëveshjes që u thuhet opozitës e zgjidhni ju Presidentin. Presidenti është mbi palët”, tha Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: