Deputetja e demokrate, Orjola Pampuri i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tulant Ballës, lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Pampuri thotë se rilindja po tenton të vjedhë Presidentin ashtu siç vodhi sipas saj mandatin qeverisës, ndërsa shton se në raundin e katërt Rama do të votojë me votat e siguruara Presidentin, që sipas saj nuk do të jetë i të gjithë shqiptarëve.

Postimi i Orjola Pampurit:

?Balla na qenka i habitur se, pse PD nuk paska çuar kandidat për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit?

?Vërtet habi, sepse ai e hëngri vetë fjalën publike për të pranuar dokumentin e grupit demokrat.
Por ai e ha turpin me bukë sepse sëbashku me shefin e tij nuk duan president për shqiptarët, por president të zgjedhur prej xhepit të tyre, si noter për pushtetin e vjedhur.
Rilindja do të bëjë atë që bëri me 25 prill 2021, të vjedhë presidentin ashtu siç vodhi mandatin qeverisës me bandat e krimit, të çertefikuar si të tillë edhe nga Departamenti i Shtetit.

?Në raundin e katërt Rama do të votojë me votat e siguruara nga krimi e non gratat, presidentin, që normalisht nuk do të jetë kurrsesi i gjithë shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: