Deputeti i PD, Genc Pollo shprehet se opozita duhet të jetë e bashkuar në zgjedhjen e Presidentit, pasi vetëm në këtë formë mund të arrijë të luaj një rol pozitiv.

“Vetëm opozita e bashkuar mund të luajë rol pozitiv në zgjedhjen e Presidenti të Republikës”, shprehet Pollo në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social, Facebook.

Pollo shton se “Propozimet ‘fraksioniste’ i shërbejnë kapjes rilindiste të Presidencës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: