Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Në një postim në Facebook, Salianji ka komentuar bojkotin e opozitës gjatë votimit, duke thënë se “bojkoti është avaz i vjetër që e vendos opozitën në pozitë të vështirë me miqtë dhe partnerët, e nxjerr të paaftë për betejë në sy të opinionit publik”.

Salianji shton më tej se opozita nuk duhej të mungonte sot.

“Nuk lahet gabimi i uljes në tavolinë jashtë institucionale me 3 përfaqësuesit e PS duke bërë një gabim të ri edhe më të rëndë!”, thotë Salianji.

Postimi i plotë:

U ulën me Ramën por nuk ulen kundër Ramës!

Bojkoti është avaz i vjetër që e vendos opozitën në pozitë të vështirë me miqtë dhe partnerët, e nxjerr të paaftë për betejë në sy të opinionit publik dhe e bën të pabesueshme kur një pjesë e grupit parlamentar në vënd që të bojkotojnë Ramën dhe tre përfaqësuesit e kryesisë sē tij, bojkotojnē Kuvendin!

Në Parlament opozita dhe ky grup parlamentar ka marrë pjesë kur u votua kryetarja e parlamentit, kur u votua qeveria apo kur votohen ligje dukshēm për favorizime korruptive dhe ka zgjedhur të luftojë, nuk mund të mungonte sot, çdo taktikë duhet përdorur brenda institucioneve!

Nuk lahet gabimi i uljes në tavolinë jashtë institucionale me 3 përfaqësuesit e PS duke bërë një gabim të ri edhe më të rëndë! Se cfarë është Rama e thamë me të madhe, të shpresojmë që në të ardhmen mos përdoren nevojat për protagonizma personale për të dëmtuar opozitën!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: