Presidenti Ilir Meta në  një intervistë për “Syri.tv” deklaroi se arsyeja se përse pranoi potin e kreut të shtetit në mënyrë që të mos ishte “i Ramës”.

Ai tha se negociatat e nisura për zgjedhjen e Presidentit, i gjykon si një farsë sepse nuk sheh asnjë mundësi që opozita aktuale t’i imponohet mazhorancës, por sheh se mazhoranca po i imponohet një pjesë të opozitës.

“Në 2017 bëra çdo gjë që Presidenti të mos ishte i Ramës. Për këtë arsye unë e pranova këtë detyrë, për të cilën nuk jam penduar, pavarësisht se situata në të cilën kam ushtruar mandatin ka qenë e minuar nga të gjitha anët. Për negociatat e nisura për zgjedhjen e Presidentit, në gjykimin tim janë një farsë sepse nuk shoh asnjë mundësi që opozita aktuale t’i imponohet mazhorancës, por shohim se mazhoranca po i imponohet një pjesë të opozitës. Çështja e negociatave për Presidentin është një përpjekje e mazhorancës për të spostuar vëmendjen nga rënia e shtetit të së drejtës, drejtësia me regji, çështja e situatës energjitike dhe shume probleme”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: