Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar zotin Bajram Begajn për zgjedhjen në postin e Presidentit të Shqipërisë. Ky është urimi i parë i ardhur nga vendet e rajonit për kreun e ri të shtetit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka nënvizuar se do të bashkëpunojnë në të ardhmen që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë të thellohen edhe më tej

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm.

Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, ka shkruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb