Deputeti i PD Tritan Shehu thotë se kriteret për President i vendos Kushtetuta dhe se të tjerat janë fjalë boshe dhe të nxitura nga kryeministri Edi Rama.

Në një reagim në Facebook, Shehu shprehet se në asnjë vend demokratik të botës nuk flitet për “kritere” presidenciale, “përveçse atyre, që parashikon Kushtetuta, ndonjë ligj i veçantë dhe mbështetjes me vota në Parlament”.

Postimi i plotë:

Kriteret per Presidentin i vendos Kushtetuta!

Te tjerat jane fjale boshe te nxitura nga Rama, si “gjethe fiku” per komedine e tij.
Nuk kam degjuar ne asnje vend te botes demokratike te flitet per “kritere” presidenciale, pervecse atyre, qe parashikon Kushtetuta, ndonje ligj i vecante dhe mbeshtetjes me vota ne Parlament.
Te perdoresh te tilla „truke“ thjesht per tu faktorizuar, apo edhe me keq per t’i sherbyer Rames ne „lojen e tij, eshte e pa faleshme per nje deputet, “opozitar”, aq me shume per nje „deputet-jurist“.
Ne fakt jane pikerisht keto kritere, te vendosura “kuturru” e te sforcuara, qe cvleresojne te gjithe procesin, i cili ne seriozitetin e tij do te bazohej ne dy elelemente:
1-Kushtetuten.
2-Voten e deputeteve.
Te tjerat jo vetem e shkaterojne ate, por dhe e vizatojne Presidentin e ardheshem si nje kukull qesharake.
Edhe dicka ne fund, une nuk jam kunder takimeve e kontakteve ne politike, ky ka qene nje parimi im stabel, edhe ne castet me te veshtira te perplasjeve, dhe as i jam shmangur atyre.
Por nuk mund te mos me lere nje „shije te keqe“ nje dukuri:
Edhe „plas“ qe te takohesh me kundershtarin politik duke deklaruar qe ke gjetur „vezen e Kolombit“ per te zgjedhur Presidentin, nepermjet disa „kritereve“ te denja vecse per drejtues NGO te Rames….
…Edhe me tej mbasi e “josh” ate, stepesh ta takohesh…kerkon „jallan shahit“, publik, kolege te tjere, a media per ato, sikur Balla te jete ndonje „vampir“!
Ndoshta kjo vjen nga „kompleksi i fajit“ per berjen pjese te ketij dueti me Ballen, qe ne fakt vetem po te perdor!
Se paku ta realizonte kete me Ramen, me pak “guxim” me shume, por dhe me benefite shume!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: