PERU

Zgjedhje dramatike po zhvillohen në Peru teksa kur janë numëruar 94% të votave, kandidati i majtë Pedro Castillo kryeson me 25 mijë vota më shumë apo 0.1% diferencë.

Nga ana tjetër qëndron Keiko Fujimori, kandidatja e djathtë që garon për herë të tretë për Presidencën.

Kjo e fundit ishte në avantazh që prej fillimit të numërimit të votave, por në fund Castillo ka përmbysur rezultatin.

Të dyja palët kanë bërë thirrje për qetësi deri në përfundim të numërimit e shpalljes së rezultatit.

Peruja është në krizë shëndetësore pasi pas rinumërimit të viktimave nga COVID-19 rezulton vendi me vdekjet më të larta në raport me popullsinë në gjithë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb