Fotografitë që qarkullojnë në internet, ku qenve në Indi i është lidhur në trup fletushka të kandidatëve për deputetë, kanë zemëruar aktivistët për të drejtat e kafshëve. Por njëri nga dy kandidatët nuk ka dyshime për vendimin e tij:

“Nuk ka asnjë ndalim të përdorimit të qenve endacakë në fushatë. Ne nuk i dëmtojmë ose abuzojmë në asnjë mënyrë. Në fakt, ne i ushqejmë ata çdo ditë. Është një ide fisnike dhe votuesve u pëlqejnë inovacion të tilla”, tha kandidati.

Ndërsa një aktiviste e mbrojtjes së kafshëve u shpreh:

“Si do të ndihej një njeri nëse i vendosnim afishe në fytyrën e tij gjatë fushatës elektorale? Vetëm se një kafshë nuk mund të protestojë nuk do të thotë që ne duhet ta trajtojmë atë në atë mënyrë. Policia duhet të reagojë menjëherë ndaj gjërave të tilla”, u përgjigj aktivisti Reena Mishra

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: