MAQEDONI E VERIUT

LSDM është e bindur se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen më 5 korrik por VMRO- DPMNE e konsideron atë si një vetëvrasje masive.

Sipas VMRO- DPMNE me shtimin e rasteve në Maqedoninë e Veriut nëse zgjedhjet mbahen më 5 korrik atëhere rrezikohet seriozisht shëndeti i qytetarëeve.

Në fakt Maqedonia e Veriut si asnjëherë më parë sot ka regjistruar 177 raste të reja dhe 2 viktima, teksa Shkupi, Kumanova e Tetova janë kthyer në pika të nxehta.

Por nga ana tjetër kreu i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti ka zbuluar objektivin për këto zgjedhje teksa kërkon që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të zgjedhin për herë të parë një kryeministër nga radhët e tyre, një kryeministër shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb