Universitetet publike të Shqipërisë do i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre të rinj si Rektorë dhe anëtarët e Senatit Akademik.
Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje në kohë pandemie dhe sot më 30 korrik do të jenë Universitetet ato që do e mbajnë këtë proces.

Në Universitetin e Tiranës për Rektor kandidojnë Artan Hoxha i Juridikut,Kozeta Sevrani e Ekonomikut dhe Mimoza Hafizi kurse për Senat Akademik janë disa kandidatë të rinj studentë të fakulteteve përbërëse.

Debate të shumta ka pasur lidhur me faktin nëse a duheshin mbajtur zgjedhjet në kohë pandemie në Universitete, aq më tepër në verë kur studentët nuk janë të pranishëm në auditore por ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se kjo ishte kërkesë e vetë rektorëve, 11 prej tyre teksa kundër ishte Mynyr Koni, rektori aktual i UT i cili nuk ka rikandiduar për pozicionin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb