Autoritetet në New Jersey në SHBA u vunë në alarm pas kërcënimeve për bomba në disa qendra votimi në të gjithë shtetin, ndërsa qytetarët po merrnin pjesë në procesin zgjedhor.

Sipas policisë së New Yorkut, kërcënimet e raportuara për bomba ndaj qendrave të votimit në rrugën Gothard rezultuan të pabaza dhe ishin pasojë e një emaili mashtrues (të tipit phishing).

Autoritetet ligjzbatuese po hetojnë gjithashtu kërcënime të ngjashme ndaj qendrave të votimit në Bergen, Essex, Mercer, Middlesex, Monmouth, Ocean dhe Passaic, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, Matthew J. Platkin.

Disa nga qendrat e prekura janë rihapur për publikun, ndërsa votuesit e tjerë janë udhëzuar të drejtohen në qendra alternative votimi për ditën e zgjedhjeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb