Amb i OSBE-së Bernd Borchardt ka folur sot nga Korça për reformën zgjedhore si dhe deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha se zgjedhjet parlamentare mund të zhvillohen vitin e ardhshëm bashkë me ato lokale.

I pyetur nëse po shkon sipas pritshmërive reforma zgjedhore, ambasadori Borchardt deklaroi se ky është versioni me i mirë për Shqipërinë.

“Është në dorën e shqiptarëve për të vendosur. Jemi shumë të angazhuar në procesin e reformës zgjedhore dhe është gjë shumë e mirë që kemi një bazë me themele për diskutim. Është një baze e sofistikuar për diskutim e cila mund të përmirësohet dhe kjo ka nevojë për një diskutim të gjerë. Më pëlqeu shumë përmirësimi i rregullave të barazisë gjinore. Disa rekomandime teknike nga OSBE-ODIHR nuk janë trajtuar. Ne vazhdojmë të ngulmojmë që duhen bërë”, tha ambasadori i BE-së.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare si një mundësi e hedhur nga opozita, Borchardt u shpreh se i përket qeverisë dhe parlamentit.

“Këto janë gjëra që i përkasin qeverisë shqiptare dhe parlamentit. Kemi kushtetutë dhe rregullore dhe këto janë gjëra që i vendos kushtetuta”, deklaroi Ambasadori Bernd Borchardt.

Ndërkaq për bojkotin e opozitës në parlament, ambasadori tha se Demokracia duhet në parlament.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb