Kreu i Grupit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi pas takimit me delegacionin e Këshillit Evropian se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të mbahen në qershor të vitit 2021, ndërsa ato vendore më 2023.

“Zgjedhjet në Shqipëri janë në qershor të 2021, ato të përgjithshme, zgjedhjet vendore i bie të jenë në qershor të 2023. Nuk kemi diskutuar për këtë çështje”, tha Balla.

Më tej, numri dy i PS theksoi se ka diskutuar me delegacionin e KiE për nevojën e zgjedhjes së kryebashkiakëve në tre bashkitë e vendit, Shkodër, Durrës dhe Vorë, pas largimit të kryebashkiakëve të 30 qershorit, të cilët u prekën ngë ligji i Dekriminalizimit.

Lidhur me këtë, Balla tha se do t’i kërkojnë Presidentit të vendit, Ilir Meta, të dekretojë sa më shpejt datën për zgjedhje në këto tri bashki, në mënyrë që të zgjidhen kryebashkiakët e rinj.

“Pjesë e këtij diskutim ka qenë edhe fakti që Presidenti për tre bashki, për të cilat mandati i kryebashkiakëve ka mbaruar, Shkodër, Durrës e Vorë, bazuar dhe në parashikimet e Kushtetutës, të përcaktojë brenda kohës së mundshme, sa i përket Durrësit dhe Vorës jemi në kushtet e emergjencës civile, dhe sapo emergjenca të ketë përfunduar, Presidenti të ketë dekretuar datën për zgjedhje.

Venecia ka dhënë përgjigje shteruese lidhur me kushtetueshmërinë e 30 qershorit. 30 qershori është një datë kushtetuese, zgjedhjet janë po aq kushtetuese dhe të gjitha organet e dalë prej tyre janë ligjore dhe vijojnë punën e tyre për një mandat 4-vjecvar, që përfundon më 2023. Qytetarët e Shkodrës, Durrësit e Vorës sa më shpejt të jetë e mundur t’iu japim të drejtën që përmes votës të kenë kryebashkiakun. Kryebashkiakja e Shkodrës është përtej mandatit 4-vjeçar”, deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb