TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi se PS-ja nuk do e përfundojë dot mandatin e saj qeverisës deri në 2025-ën. Përballë gazetares Marsela Karapanço në ‘Frontline’ në ‘News24’ Balliu u pyet nëse kreu i PD-së, Luzlim Basha po luan një bllof duke aluduar për zgjedhje të parakohshme, Balliu nuk e përjashtoi këtë fakt. Ai tha se aksioni opozitar do të vijojë me çdo mjet dhe në çdo rrugë.

“Pyetja që më shqetëson sot është që në 8 vite kaluam në një vend që kemi taksat më të larta. Ne sot pas 8 vitesh paguajmë më shumë taksat më të mëdha në Rajon. A duhet të vazhdojmë më kështu?! I vetmi hall që ka Rama është rritja e prodhimit të kanabisit, të drogave që përdor vetë. Në Shqipëri fshati po ‘vdes’. Ekonomia në Shqipëri është në gjendjen më të rëndë.”, tha ai.

PJESË NGA INTERVISTA
Aksioni i opozitës në vjeshtë? Zoti Basha ka pasur një deklaratë që shumëkush mund të mendojë se është një propagandë…

Kjo është një betejë për vendin, para se të jetë për PD. Basha luftën ndaj paligjshmërisë së shtetit që ka krijuar Edi Rama nuk mund ta linte në rrugë, por duhet vazhduar. Këtë po bëjnë të gjithë opozitarët. Beteja vazhdon.

A po luhet një bllof me zgjedhje të parakohshme?
Pse është bllof?! Gjasat që PS të rrijë deri në 2025 nuk ekziston. Këtu ka ndodhur një vjedhje dhe ata do të mbajnë përgjegjësi. Mandati i tretë është një mandat qejfi, jo halli. Nuk e çon deri në 2025 pasi nuk është ndaluar beteja e 25 prillit. Kjo betejë ishte për votën e lirë. Por s’u bë. Ne luftuam për zgjedhje të lira dhe të ndershme. A votuan qytetarët e lirë? Ça do bëjmë? Do i lëmë në rrugë? Jo. Aksioni opozitar do të vazhdojë me çdo mjet, në çdo rrugë.

Edhe me protestë në rrugë?
Me gjithçka. Do gjenden mekanizmat se si do të luftohet. Se shoh këtë çështjen e dorëzimit të mandateve me rëndësi. Unë kam qenë ai që kam dorëzuar mandatin. Qeverisë skam ça ti mbush mendjen unë për krimin e organizuar, pasi ajo drejton. E thonë faktet që ka pasur masakër elektorale. Dini që është arrestuar njeri për atë furgonin me karta që u bllokua?! Kjo linjë që ka zgjedhur Lulzim Basha, është linja që duan demokratët.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb