Zgjedhjet e 7 shkurtit të FSHF-së rrezikojnë të përsëriten pasi Gjykata e Tiranës nuk i ka rregjistruar vendimet e Asamblesë Zgjedhore për shkak se ka konstatuar shkelje me listën e anëtarëve që votuan në atë datë.

Në këto kushte, Gjykata e Tiranës vendosi për të mos regjistruar vendimet e Asamblesë së 7 shkurtit, si për kreun e FSHF-së, ashtu edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Ndërkohë, kandidati rival i Dukës, Bashkim Fino, ka konfirmuar ankesën në KAS-in e Lozanës.

Ky është një tjetër lajm që shkakton amulli në futbollin shqiptar pas vendimit të UEFA-s për të përjashtuar Skënderbeun për 10 vite nga kompeticionet e saj. Aktualisht personat që drejtojnë në Federatën Shqiptare të Futbollit pas këtij veprimi të gjykatës janë të paligjshëm. Si rrjedhojë edhe vetë federata.

Pritet që për këtë çështje e cila do të sjellë shumë pikëpyetje në ambientin futbollistik të ketë zhvillime të tjera të cilat do të përcaktojnë më qartë pozicionin e zyrtarëve të federatës dhe vetë vetë këtij institucioni.

Për këtë çështje ka reaguar disa minuta më vonë edhe ish-kandidati Bashkim Fino, i cili në përfundim të këtij procesi gjyqësor pretendon të marrë postin e presidentit në FSHF.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb