TIRANË

Në konferencën për mediat, lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u shpreh se për bashkinë e Vorës, po diskutohet me partitë politike për të aplikuar votimin elektronik.

“Në konsultim me partitë do vendosim në lidhje me aplikimin e votimit elektronik në Vorë. Qëllimi ynë është që ta aplikojmë sistemin e votimit elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë. Por do ta konsultojmë me partitë politike, por nuk shoh ndonjë pengesë për ta bërë. Sot apo maksimumi nesër para dreke do kalojmë aktet me përcaktimin e afateve për regjistrimin e subjekteve zgjedhore.

Në total janë 940 qendra votimi. Praktikisht KQZ duhet të organizojë 1/5 e zgjedhjeve të 25 prillit, për 1 muaj e gjysmë. Eksperiencat nuk mungojnë e nuk dua ta bëj të vështirë. I vetmi problem është ai i sistemit të identifikimit elektronik. Ka qëlluar që ne të duhet të përgatisim sistemin dhe pajisjet. Në momentin që ato janë me të dhëna të përfituara nga zgjedhjet e 25 prillit. Ne kishim parashikuar që asgjësimi it ë dhënave biometrike të bëhej në muajin shkurt. Për rastin e pajisjeve elektronike është e panjohur për ne koha që duhet respektuar. Duhet të merremi me asgjësimin e të dhënave. Kjo vlen edhe për pajisjet e votimit elektronik, duhen asgjësuar këto të dhëna e duhet bërë gati për zgjedhjet e 6 marsit. Jemi duke punuar dhe mundësuar.

Do të ulemi me partitë për votimin elektronik në Bashkinë Vorë. Në këtë vendimmarrje kanë zë përcaktues edhe partitë politike, pas konsulitimit me ta do të vendosim bashkërisht. Kemi një numër pajisjesh rezervë, janë rreth 500 pajisje. Pjesa tjetër duhet të vijnë nga procesi i asgjësimit të të dhënave. Po punojmë me këtë gjë. Vazhdojmë të kemi asistencën për këtë proces. Ata kanë shprehur vullnetin për të asistuar KQZ në këto zgjedhje”, tha Celibashi.” u shpreh Celibashi.

Ndër të tjera ai shto se kostoja e këtyre zgjedhjeve shkon në 180 mln lekë. Kujtojmë se më 6 mars, do të zhvillohen zgjedhje për Bashkinë e Durrësit, Shkodrës, Lushnjes, Vorës, Rrogozhinës dhe Dibrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb