Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, është takuar këtë të mërkurë me kryesuesen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve më 25 prill, Ursula Gacek.

Detaje nga takimi, ka ndarë vetë Soreca, i cili përmes një postimi në “Twitter”, shkruan se në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, si dhe Soreca ka mbështetur mbështetjen e BE-së në misionin e OSBE/ ODIHR.

Postimi i plotë i Luigi Soreca:

Takova Ambasadoren Ursula Gacek që drejton misionin e vëzhgimit në zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Diskutuam për përgatitjen e ditës së zgjedhjes dhe rolin vëzhgimor të tyre. BE është e gatshme si zakonisht të ndihmojë në këtë mision.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb