Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë mesditë në qytetin e Durrësit, i cili është sot në zgjedhje për kryebashkiakun e ri.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa, i cili thekson se ambasadorja Kim po vëzhgon nga afër procesin zgjedhor në Bashkinë e Durrësit.

Siç mëson gazetari Stafa, ambasadorja Yuri Kim ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës, nga ku ka parë nga afër procesin zgjedhor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb