Presidenti amerikan Donald Trump ka fituar në 20 Shtete, sipas projeksionit të networkeve amerikane.
Shtetet e fituara nga Trump janë West Virginia (5 vota elektorale), South Carolina (9 vota elektorale), Alabama, Oklahoma, Tennessee, Mississippi, Missouri (10 vota elektorale).

Vjen pastaj Arkansas, shteti i ish presidentit Bill Clinton, me 6 vota elektorale, Nebraska, Wyoming, Louisiana, North Dakota dhe South Dakota, Kansas (6 vota elektorale), Utah, Idaho, Iowa, Montana, Ohio.

Trump ka fituar katër nga pesë votat kryesore të Nebraskas, ndërsa Joe Biden ka fituar një. (Ansa)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb