“Mail voting”, mundësia për të votuar për zgjedhjet presidenciale amerikane nëpërmjet një dokumenti të dërguar me postë është bërë në këto momente vendimtare, ashtu siç në fakt supozohej.

Janë të paktën 84 milionë amerikanë që kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi për të dhënë verdiktin e tyre.

Duket se në ‘mail voting’ do të jetë përplasja e fundit mes dy kandidatëve, mes Trump që ka frikë nga vjedhja e votës dhe Biden i cili ndryshe nga Presidenti aktual i ka thënë qytetarëve të tij ta përdorin atë.

“Mail voting” ka hyrë në sy të ciklonit edhe për shkak të rrezikut të vonesave me postën, një polemikë e cila është kritikuar edhe nga Dem. Gjithçka ka të bëjë me US Postal Service (Usps), agjencia që merret me dorëzimin e votave nëpërmjet postës.

Shoqëria e cila po përballet me shkurtim të buxhetit, ka sjellë vështirë në menaxhimin dhe dorëzimin e një sasie kaq të mëdha votash. Në të njëjtën kohë manjati ka bllokuar financimet e mëtejshme Usps.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb