Analisti Eduard Zaloshnja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se si shtetas amerikan, do ta hedhë votën e tij për Joe Biden.

Zaloshnja tha se ai si punonjës i thjeshtë shkencor në SHBA paguan taksa shumë më shumë se edhe vetë kreu i shtetit amerikan, duke thënë se kjo gjë është e padrejtë.

Eduard Zaloshnja: Do të votoj Joe Biden në zgjedhje. Kjo sepse paguaj taksa më shumë sesa miliarderët.

Një mësues, infermier paguan mesatarisht 10 herë më shumë sesa paguan taksa sesa paguan presidenti amerikan. Vetëm gjatë Covid-19, miliarderëve iu është rritur tejet mase pasuria.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb