Të ftuarit në emisionin “Real Story” në “News 24” debatuan në lidhje me zgjedhjet amerikane, e veçanërisht me fenomenin “Donald Trump”.

Ish-deputeti i PD-së Gert Bogdani deklaroi se rezultati ishte i ngushtë e prandaj Trump ka të drejtë të çojë zgjedhjet në gjyq, kurse Lubonja tha se kandidati republikan për president nuk pranon dot humbjen.

Fatos Lubonja: Trump hap gjyq pa mbaruar zgjedhjet dhe jo pasi kanë mbaruar zgjedhjet. Donald Trump nuk pranon dot humbjen, nuk pranon tjetrin që mendon ndryshe.

Gerti Bogdani: Rezultati është shumë i ngushtë e është hera e parë që ndodh për president. Ka ndodhur që rezultati të jetë më i ngushtë, por s’ka qenë për president, por për guvernator. Kjo është praktikë pune në SHBA, është masë bllokuese. Çdo votë është e rëndësishme. Kemi edhe votat e ushtrisë.

Arta Dade: Trump ka sulmuar veteranët. Ai ka probleme edhe me anëtarët e ushtrisë.

Gerti Bogdani: Donald Trump arriti që të mundë klasën politike, establishementin.

Fatos Lubonja: Edhe Hitleri erdhi në Gjermani në kohë krize, edhe Musolini, madje edhe Enver Hoxha. Pra, mund të rrëzojnë establishmentin aktual, por mund ta çojnë situatën më keq.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb