UASHINGTON

Vajza e madhe e presidentit në detyrë të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, duket se nuk ka humbur shpresat se i ati i saj mund të jetë sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë edhe për katër vjet të tjera.

  • foto galeri

“Çdo votë legale duhet të numërohet, e çdo votë ilegale nuk duhet të numërohet. Nuk duhet të ketë diçka kontroverse”, ka shkruan Ivanka Trump në profilin e saj në Tëitter.

Nga ana tjetër, babai i saj ka bërë thirrje të që ndalet numërimi i votave në shtete si Pensilvania, ku rezultati është përmbysur dhe Biden është rikthyer në lojë.

Donald Trump ka theksuar se sikur të numërohen saktë votat e ligjshme dhe të mos numërohen ata vota që janë të paligjshme, atëherë ai do të ishte një fitues i qartë i zgjedhjeve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb