TIRANË

Këtë të martë duke nisur nga ora 18:00 pritet që në selinë qendrore të Partisë Demokratike të zhvillohet një takim mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe të gjithë kandidatëve të PD në zgjedhjet e 25 prillit, si edhe ata që siguruan një mandat deputeti.

Lajmi është bërë i ditur për “BalkanWeb”, nga gazetari Osman Stafa. Ky takim është i pari mes tyre pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit, e cila nuk pranohet nga PD.

Një ditë më parë Basha mblodhi kryetarët e degëve të PD në të gjithë Shqipërinë, ku ka ripërsëritur kërkesën për të mbledhur prova të manipulimit të votës, e ato më pas, të dërgohen në institucionet përkatëse, por edhe te ndërkombëtarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb