Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me qytetarët dhe bizneset në kryeqytet, për t’u shpjeguar planin e tij fiskal që parashikon reduktim dhe zerim të disa taksave dhe tarifave vendore.

Teksa u ndal në zonën e “Sheshit Ëillson”, Këlliçi u tregoi bizneseve disa nga taksat që do të hiqen pas 14 majit, nga të cilat do të përfitojnë biznesi i vogël dhe i mesëm.

“Taksa e tarifa do t`i heqim. Të paktën ty të prek taksa e arsimit, do hiqet, do zerohet direkt. Hapësirën publike, pastrim gjelbërimit, taksën e arsimit i ke aty, nuk keni pse e paguani. I ke të gjitha aty në plan. Të gjitha reduktohen dhe zerohen një pjesë e madhe dhe përfitoni si biznes i vogël”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: