Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Fatbardh Kadilli, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjet e brendshme që po zhvillohen në këtë parti.

Kadilli i ka bërë thirrje demokratëve që të vijnë në masë për të votuar, si dhe tha, se ky është një moment për të reflektuar.

“Është një moment i rëndësishëm për PD dhe anëtarët e saj i ftoj të gjithë të marrin pjesë në votim sepse e duam këtë parti dhe duam të ringrihet. Është një garë që u  mbyll siç u nis e pabarabartë por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Ndeza kurajon. Manifesti për ta bërë partinë të pastër të hapur të bashkuar do vazhdojë.

Në përgjithësi i rri larg këtyre provceseve, procesi i vërtetë është  fryma me të cilin do dalin demokratët. Është hera e parë që një forcë politike shtrëngohet në pak kohë që të reflektojë shumë”, tha Kadilli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb