I ftuar në studion e emisionit “Real Story”“News 24”, kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli, shpalosi të gjithë vizionin e tij në zgjedhjet e 13 qershorit brenda PD.

Fillimisht, ai tha se ka dhënë kontribut më 25 prill në të gjithë Shqipërinë, madje shtoi, se në qarqe të caktuara ka kontribuar me vendosjen e emrave të kandidatëve, e në ato qarqe sipas tij, rezultati ka qenë i kënaqshëm.

PD në sytë e Kadillit duhet të jetë më e hapur, ku sipas tij, kryetarët e degëve të kenë lirinë të marrin vetë vendimmarrjet e ty e dhe të mos presin një konfirmim nga struktura qendrore e partisë.

Sakaq, ai tha se një tjetër ndryshim do të jetë vendosja e emrave të kandidatëve për kryetarë bashkie, 1 vit, ose 2 vite para zgjedhjeve, në mënyrë që qytetarët ta dinë se cili do të jetë kandidati, e ky i fundit, të nisë takimet dhe punën në terren.


“Po u largua Basha vetëm shëndoshet partia, nuk shkërmoqet. Nuk keni asnjë shans me Bashën. Gaboni nëse nuk mendoni që s’ka lider tjetër. Basha ka hyrë në një spirale zbritëse. Më 25 prill kam bërë fushatë në të gjithë Shqipërinë. I kërkova Bashës, se do të jem i angazhuar në të gjithë Shqipërinë. Takimi i fundit me Bashën ka qenë një debat civil. Unë e dija që s’do të isha në listë.

Në 2 muajt e fundit as unë nuk doja të isha në listë, kur pashë listën e koordinatorëve thashë që s’do kisha shans që do të fitonim dhe nuk doja sepse s’doja të turpërohesha. Përgjegjësinë që mora e kam kryer shkëlqyeshëm. Debati i fundit ka qenë debat për gjërat parimore dhe çfarë duhet bërë për të rregulluar. Për disa zona kam pasur kontributin tim. Në ato zona rezultati ka qenë pozitiv. Kam qenë i impenjuar me njohjet e mia në parti. Në rezultatin e 4 qarqeve jam krenar që kam kontributin tim konkret. Unë kam zgjedhur këtë aksion duke besuar realisht që të arri që mesazhi im të pranohet nga kryesia. Siguria ime vjen nga fakti që anëtarët e partisë janë të shqetësuar.

Ata janë të shqetësuar për fatin e tyre, ata e kanë marrë mesazhin. A do të jem i zoti në kaq kohë të imponoj këtë vizion në shpresë, apo do të mbeten peng në modelin që na duhet një çoban, mbetet për t’u riparë. Anëtarët e partisë janë ata që debatojnë më shumë, ata e kanë lëkurën më të hollë për të ndjerë. Ideja është që janë mësuar nga ky lider dhe e kanë të vështirë të shkëputen nga modeli.

Po s’u hap partia, nuk ka shpresë. Partia duhet të jetë e fortë atje ku është partia. Anëtari i partisë të mos marri leje për vendimmarrje, të jetë i lirë. Nëse unë bëhem kryetar partie, do të bëj votimin primar për kryetarët e partive, njerëzit ta dinë, ai të punojë dhe të jetë në terren. Këto janë idetë e re politike që kam”, tha Kadilli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb