TIRANË

Në studion e emisionit “Pikat mbi i”, u diskutua për zgjedhjet e brendshme për kryetarin e PD. Të ftuar në studio ishin dy analistët, Artur Zheji dhe Arian Çani. Sipas Zhejit, aktualisht brenda PD nuk ka një figurë të fuqishme që do të mund të zinte vendin e Bashës, ndërsa Çani, është i mendimit që Basha duhet të japë dorëheqjen, pasi rezultoi humbës në zgjedhje.

Arian Çani: I gjithë sistemi i njerëzve në PD janë njerëz të Bashës. Kam përshtypjen që ata nuk kanë peshë brenda PD. Jemi në një situatë që Basha është legjitimuar të thotë gjithçka për të shkuar në interes të tij. Ai po ruan vendin e tij. E thënë pa cinizëm dhe ironi, unë Bashën e konsideroj një vend normal, një person që mund të ishte kryeministër në çdo vend. Fati i keq i Bashës është që përballë nuk ka një njeri normal

A duhet të jepte Basha dorëheqjen?

Arian Çani: Normalisht pas asaj që ndodhi të isha unë në vend të tij do të kisha ikur. Ai ka më shumë ambicie dhe nuk do të ketë ikur. Nëse nuk do të ketë aksident në 2025 në krahun tjetër, është e vështirë të fitohen zgjedhjet.

Artur Zheji: Ai ka thënë që nëse zgjedhjet nuk janë vjedhur unë iki, nëse ato janë vjedhur hajde të gjejmë zgjidhjen. Basha duke qëndruar është në vazhdim të misionit të tij, jo se nuk do të iki, por nuk duhet të iki. Një nga njerëzit më të padyshimtë në analizës së tij, është atakuar dhe jo më alrg se dje i bëri një thirrje PD që dorëheqja e parevokueshme e Bashës është gabim. Kjo do të thotë që largimi i kapitenit në stuhi, e mbyt anijen. Beteja vazhdon.

Arian Çani: Zheji dëgjo, unë vetë jam indiferent dhe ndryshe nga persona të tjerë…

Artur Zheji: Unë pash në BalkanËeb, që në Berat nuk kishte rezultuar në një kuti identifikimi elektronik i qytetarëve.

Arian Çani: Këtë po i kërkojmë Bashës, ai nuk ka faj që humbi.

Artur Zheji: Basha nuk ka humbur, aleatët e tij kanë humbur. Ai e ka ndërtuar luftën politike me aleatët. Edhe Agron Duka që një palë zgjedhjesh më parë mori 12 mijë vota, tani mori 4 mijë.

Arian Çani: Ti je i aftë për të gjetur argumente pro Bashës, kapiteni, nëse anija nis të mbytet hidhet i pari.

Artur Zheji: Tregu politik nuk bëhet bosh. Kur iku Fatos Nano nga PS dhe erdhi Edi Rama të gjithë thanë që erdhi ai që duhet. Kandidatin e fiton vetë, po të ishte gjallë Sokol Olldashi do e fitonte vetë, sepse ai do të bënte betejë. PD ka nevojë për një njeri që ka marrë plagë në trup, por që e çon betejën drejt fitores. LSI s’e mendonte dikush që do të merrte 4 mandate, kaq ka marrë vetëm në 2009.

Arian Çani: Pse ka marrë kaq? E kanë vjedhur thua ti?

Artur Zheji: Ke disa personazhe që kanë fituar në pak vota, ka 80 mijë vota të pavlefshme. Po luajnë futboll dy skuadra dhe arbitri anësor thotë u bë gol, arbitri qendror nuk e quan.

Nëse do të kishte qenë një kandidat tjetër që ju konsideroni si të duhurin, Basha duhet të ikte?

Artur Zheji: Jo e fitonte vetë ai.

Së shpejti do të kemi zgjedhje për kryetarin e ri të PD, a prisni surpriza?

Arian Çani: Do të kishte surpriza nëse Basha do të kishte dhënë dorëheqjen, e të kishte filluar më vonë një lëvizje të madhe në të gjithë Shqipërinë dhe të vinte si fitues. Opozita në situatën që është me një kryelojtar, duhet të kishte bërë diçka më të madhe, se nuk ka ç’të hupë. Le të bëhet nami, të hidhen të gjitha në tavolinë, e në fund do të fitonte publiku. Njerëzit që janë kundër Ramës do e gjenin veten brenda. Unë besoja që do ta bënte doktori, thashë një moment do të ketë gjenialitetin për të bërë një lojë politike të hapur.

Artur Zheji: Rama la në buzë të greminës shumë nga ata, që konsiderohen eksponentë të PS, e tani ai është hedhur vetëm përpara.

Arian Çani: Ne këtu po kemi një version të ndryshëm, në situatën që jemi, siç thotë Çuri, Rama është Perikliu, ai po e vendos këtë, në mandatin e katërt do e arrijë këtë. Perekliu që largoi opozitën. Rama është Erdogani, Putin, por në mënyrën e vet e jemi në këtë situatë. Pyetja është kjo, kush e mund këtë personazhi?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb