Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat, ka treguar të gjithë punën e KQZ në këto prag zgjedhjes dhe ka dhënë indikacionet e fundit për kandidatët e përfshirë e partitë politike.

Celibashi tha se nga informacionet që ka rreth 26 mijë qytetarë i ka skaduar pasaporta.

“Procesi i emërtimit të anëtarëve të grupit të numërimit caktohet në ditët e shtunë dhe të diel pasi ata e marrin detyrën pasi përfundon votimi. Në këtë kohë KQZ zhvillon trajnimin edhe pse në shumicë dërrmuese janë pot ë njëjtët individë dhe kjo e bën më të lehtë punën. I vetmi problem është plotësimi i qendrave të votimit me anëtarët. Nuk besoj se do të kemi probleme. Edhe ligji e ka rregulluar këtë aspekt. Nëse dikush nuk dëshiron të përmbushë detyrimet e tij për anëtarët e grupeve të numërimit, ata caktohen kryesisht nga KZAZ apo KQZ.

Kjo nuk është problem. Sa i përket numrit të zgjedhësve që i ka skaduar dokumenti i ID, kishim të dhënë vetëm për pasaportat që ishin apo skadonin deri më 6 mars, dhe gjithsej kanë qenë rreth 26 mijë. Vlen se sa votues potencial nuk kanë pasur asnjë nga mjetet e identifikimit. Këtë informacion se kemi. Ia kemi adresuar këtë problematikë qeverisë. Për këto zgjedhje kishte justifikim sepse koha ishte e shkurtër dhe disa prej bashkive janë zona të thella e rurale gjë që nuk e mundëson interesin e votuesve për të rinovuar dokumentet e identifikimit.

Në Shkodër janë 12 qendra votimi që janë kërkuar nga zonja Ademi për t’i dërguar në rrethinat e Shkodrës. Sikurse e thashë në kushtet kur ligji nuk e lejon këtë sepse janë 58 km, KQZ nuk e merrte votimin. Ndoshta mund të gjenim argument nëse do të kishim konsensus. Ai subjekt që s’e ka dhënë konsensusin është në të drejtën e tij në përputhje me ligjin. Qendrat e votimit janë të caktuara. Kemi detyrimin për bazat materiale, e partitë politike kanë detyrimin të çojnë komisionerët. Sa i përket dy anketimeve kemi çuar ankimet në Prokuroi, por përgjigjet do të jenë më shumë se data 6 mars, sepse duhet angazhimi dhe i partnerëve. Objektivisht, pritshmëria për të marrë përgjigje është para datës 6 mars. Edhe kjo problematikë duhet të adresohet në reformën e ardhshme zgjedhje, për të mos qenë në situatën që dikush shpallet fitues e më pas duhet të shpallë rezultatin”, tha Celibashi.

Ai tregoi më tej se kur do të shpallet rezultati i votimit.

“Sa i përket Vorës ne sipas parashikimeve të vendosura në aktin e rregullatorit synojmë ta shpallim rezultatin menjëherë sa të mbyllen qendrat e votimit në Vorë duke llogaritur këtë. Do të jetë jo më vonë se ora 20:00, po të themi brenda datës 6 mars. Do e shpallim rezultatin brenda 48 orëve nga mbyllja e votimit, ndoshta dhe më shpejt sepse kemi një numër të kufizuar kandidatësh.
Procesi i numërimit në KZAZ do të fillojë kur të mblidhen bazat materiale. Procesi nuk fillon pa grumbulluar bazën materiale të të gjitha KAZAZ-ve. I takon KZAZ-së më pas të vlerësojë dokumentacionin zgjedhor, e mandej do të jetë KQZ që do të raportojë”, tha Celibashi.

Celibashi tregoi nëse ka pasur denoncime për fenomenin e shit-blerjes së votës:

“Deri më tani nuk i është prezantuar komisionit asnjë shqetësim për shit-blerje të votës. Kemi pasur dy shqetësime të PD në lidhje me veprimtaritë publike të zhvilluara nga partitë politike. KQZ ka nisur një proces të natyrës administrative, e do të vazhdojmë shqyrtimin e rasteve”.
Komisioneri tregoi se teknologjia do të jetë sërish një test. Ai tha se më pas duhet vlerësuar se kosto e lartë që ka implementimi i teknologjisë ia vlen që të vendoset në zbatim në zgjedhjet e ardhshme.

“Edhe Vora do të jetë një test, e të gjithë më pas do të vlerësojmë që a vlen ta shtrijmë këtë mënyrë votimi në të gjitha bashkitë e tjera apo jo. Ka avantazhe, padiksutimim. Disavantazhi kryesor është kostoja, por ka shumë avantazhe të tjera. Integriteti i procesit zgjedhor nuk lidhet vetëm me implementimin e teknologjisë. Shit-blerja e votës nuk lidhet me votimin elektronik, pra duhet vlerësohet kosto dhe avantazhet nga ana tjetër që votimi elektronik i ka”, tha komisioneri,

Në fund, ai kishte një thirrje për kandidatët dhe partitë politike:

“Vetë personalisht nuk e kam ndjekur, por kemi monitoruesit tonë. Gjuha dhe gjestet e përdorura, nuk di ta them. Ne jemi këtu, s’kemi pse të fshihemi. E dimë kush bën, çfarë bën dhe pse e bën. Interes ka që nesër dhe pasnesër partitë kanë përgjegjësinë në lidhje me administrimin zgjedhor ta demonstrojnë atë me përputhje me të drejtat që kanë në proces”, tha Celibashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb