TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Audry Glover. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe në fokus ka qenë situata politike dhe 30 qershori.

Kujtojmë se dy ditë më parë Glover zhvilloi një takim rreth 1-orësh me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, në selinë e PS. Po kështu shefja e misionit të OSBE/ODIHR pati një takim edhe me kreun e KQZ Klement Zguri, ndërsa më pas pati edhe një konferencë për mediat.

Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb