Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24, ai ka deklaruar se është një përpjekje e kreut të PS Edi Rama për të “pastruar” partinë dhe për të mbajtur oligarkët dhe ata të cilët i quajti” grupi i skandaleve”.

“Do të pastrojë partinë tani nga PS e shkuar. PS është aset kombëtar por duket se Rama ka krijuar oligarki dhe grup të skandaleve, të korrupsionit, të oligarkëve të përzgjedhur, që kërkon ligje dhe favore për një rreth të gushtë që po i merr frymën vendit duke përqafuar kryeministrin”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb