Në studion e emisonit “Open”News24 po diskutohet për betejën politike për Shkodrën në zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj.

Analisti dhe publicisti Redi Shehu u shpreh se Shkodra është ndryshe nga qytete e tjera në aspektin politik dhe atë të mentalitetit, pasi në thel është anti-komunist dhe se është keqpërdorur politikisht.

Më tej ka shtuar se Shkodra duhet të reflektojë në zgjedhjet lokale, ku sipas analizës së Shehu-t nuk ka gjasa të votojë për Partinë Socialiste, për në të njejtën kohë duhet të mendojë dhe për të këqijat që ka pasur nga Partia Demokratike gjatë këtyre 32 viteve demokraci.

Pjesë nga biseda:

Shehu: Duhet kuptuar Shkodra si qytet në mentalitet ndryshon prej të tjerave. Ka qenë kryeqytet vite më parë. Është keqpërdorur politikisht. Në thelb është anti-komunist. Kavaja p.sh. ka kaluar ca majtas ca djathtas. Ky është interesant për t’u parë. E djathta në Shkodër duke e blerë anti-kominzimin i është shitur si zgjidhja e vetme, Shkodra e ka të nevojshme të ketë një pozicion të pacaktuar politikës. Është futur brenda një akuariumi, ku ka ngecur. Mendoj s enë Shqipëri nuk ka alternativë tjetër, ndaj zgjedhim të keqen më të vogël. Për këtë arsye e ka të nevojshme të frenohet dhe të mendojë politikisht. Shkodra ka nevojë për reflektim për të parë dhe dëmtimet e kryera nga e majta. Nga ana tjetër duhet të shohë si është përdorur nga e djathta dhe për shkak të hipnotizimit është e mbyllur.

E djathta ka thënë se përfaqëson anti-komunist dhe ia kanë dhënë votat. Shkodra është dëmtuar nga të dyja partitë politike, që nga koha e Nanos dhe e djathta si pasojë e mbështetjes e ka izoluar. E djathta jonë nuk ka të bëjë me të djathtën si koncept. Majtas nuk voton, të paktën deri tani, por duhet të mendojë se sa është përfaqësuar nga e djathta. Jo, se pse ka krijuar shumë probleme në Shkodër.

Sulo: Nëse atje kemi një bum ekonomik që shkodranët nuk ikin, rrugë të re, vepra të reja atëherë mund ta mënonin, Këtu po mbledh vjedhja, Ku është këtu reflektimi? Nuk është se po i blen me para në dorë. Ramës nuk i thuhet jo. Për kë do punojë ai?

Shehu: Çdo shkodran duhet të reflektojë se është më i dëmtuari në Shqipëri. Është me më pak të ardhura. Kush e ka fajin? Socialistët? Po. Edhe demokratët.

Votat dhe njerëzit nuk janë statik. Edhe individët ndryshojnë. Çela nuk ka qenë dhuruesi i votave më i madh në LSI.

LSI ka pasur 11.9%. Vlera e Çelës nuk është 11.8% por më pak. Kur kalon n ë krahun e majtë çfarë do ndodhë. Për 1900 vota luhet në Shkodër.

Shehu: Diapazoni i të zhgënjyerve në Shkodër është më i madh.

Sulo: Shkodra mund të ndryshojë, jo me hir por me pahir, me joshje. Për simbolikë të kryeministrit që nuk kuptohet për carë i duhet bashkia e 61 e këtij vendi. Është simbolikë, nga ana tjetër sa më shumë të poshtërosh kundërshtarin aq më shumë do të kthehet ai. Nëse loja është e ndershme, bravo të qoftë. Por, nuk është.

Shehu: Kush ka luajtura lojë të ndershme.

Sulo: Ramës nuk i thuhet jo. Ti mendon se një biznesmeni mund ta kundërshtie dhe të punojë? Jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: