Arlind Qori, kandidat i “Lëvizjes Bashkë” për Bashkinë Tiranë, u shpreh se është nevoja për një kthim të timonit për të ndryshuar situatën politike në vend, dhe se kjo lëvizje ka idetë dhe programin për ta bërë këtë.

I ftuar në “Open” në Neës24, ai u shpreh kjo është një sfidë ndaj establinshmentit oligarkik të këtyre viteve, që sipas tij kanë treguar se ia kanë dalë përballë tyre.

“Në një qytet që ka gjithnjë e më pak hapësira, jeta është çdo ditë e më e shtrenjtë, duhet një kthesë e fortë e timonit dhe ne kemi idetë e programin për ta bërë.

Kjo është një sfidë ndaj establinshmentit oligarkik të këtyre viteve, por kemi treguar që i kemi dalë përballë, ne hedhim hapin, kemi besim tek vetëdija e qytetarëve.

Përvoja jonë e ndryshme nga ajo e forcave para nesh. Betejat që kemi bërë shoqëri, që nga studentët, minatorët, oligarkët, kemi dhënë prova që jemi të pakompromentueshëm nga askush.

Po të vini re ne na sulmojnë me akuza të përkundërta të dyja palët. Sa herë ka pasur lojëra të tilla ka qenë e thjeshtë të kuptojë anën e kujt po mbanin. Ne na sulmojnë me të njëjtin intensitet nga të dyja palët. Thonë ‘ky është me Veliajn, ose me Këlliçin’.

Në fakt ne jemi kundër të dyve dhe e kemi vërtetuar. Protesta që kemi bërë ne kundër Veliajt, i kemi prishur takime propagandistike, pra në këtë sens ajo që dua t’u them qytetarëve, mendoni pak se kujt i interesojnë të hedhë baltë mbi njerëz që nuk kanë as minimumin e provës për pandershmërinë e tyre.

Lëvizja Bashkë është themeluar në dhjetor të 2022, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, lindi tani. Dalin këta kreativët e mëdhenj dhe u shkon mendja të na marrin gjysmën e emrit. Ndoshta duan të ngatërrojnë ujërat. Ne s’kemi fuqi t’i ndalim ata. Ne thjeshtë mund të vëmë para publikut këtë si informacion”, tha ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: