Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve,  Ilirjan Celibashi ngre shqetësimin e mospërmbushjes së detyrimit për njoftimin me shkrim të zgjedhësve nga ana e njësive të qeverisjes vendore.

40 bashki kanë raportuar fillimin e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve. Nga këto raportime vetëm 12 Bashki kanë raportuar për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve me raportime periodike javore për periudhën 14 janar – 27 shkurt.

Bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve.  Nga këto Bashki vetëm 5 Bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal.

Vetëm Bashkitë Durrës, Elbasan dhe Fier kanë raportuar periodikisht për njësitë administrative me të dhëna të plota sipas kërkesës së KQZ-së për periudhën e raportimit.

Bashkitë të cilat nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve janë:

  1. Bashkia Berat
  2. Bashkia Dibër
  3. Bashkia Vau dejës
  4. Bashkia Pukë
  5. Bashkia Fushe Arrëz
  6. Bashkia Has
  7. Bashkia Lezhë
  8. Bashkia Kurbin
  9. Bashkia Shijak
  10. Bashkia Peqin
  11. Bashkia Librazhd
  12. Bashkia Patos
  13. Bashkia Kuçovë
  14. Bashkia Poliçan
  15. Bashkia Maliq
  16. Bashkia Pustec
  17. Bashkia Përmet
  18. Bashkia Memaliaj
  19. Bashkia Vlorë
  20. Bashkia Delvinë
  21. Bashkia Sarandë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon zbatimin rigoroz të njoftimit me shkrim të zgjedhësve me të dhënat e përbërësve zgjedhorë nga të gjitha bashkitë dhe për të gjitha njësitë vendore në administrimin e tyre.

Duke ju referuar kesaj deklarate dhe nisur nga info qe kemi nga njerezit tane ne terren Partia e Lirise I apelon Qeverise dhe bashkive te marin masa qe ky process te kryhen si e kerkon kodi zgjedhor gjithashtu PL i apelon KQZ të ushtrojë kontroll mbi njësitë vendore për respektimin e dispozitës së nenit 52 dhe të kërkojë prej tyre një rol më aktiv në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që burojnë nga Kodi Zgjedhor. Zgjedhjet bëhen me qytetarët dhe për qytetarët. Informimi dhe përfshirja e tyre është standard dhe përgjegjësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb