Kryetari i degës së Partisë Demokratike së Fushë Krujës, Sabah Stafuka, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Ky vendim vjen pas dekadash në krye të kësaj dege.

REAGIMI:

Te nderuar demokrat te Krujes, Fushe-Krujes, Nikles,Thumanes, Bubqit, Malesise.

Dua te shpreh falenderimin per te gjithe ju qe kam bashkepunuar ne kohet me te veshtira te drejtimit te PD qe nga viti 1991 deri sot dhe kurre nuk jam tradhtuar dhe kurre nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetem nje marredhenie-Sinqeriteti dhe Besimi.

Sot dua te ju them se kam dhene doreheqjen nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Degen Fushe- Kruje.

Ky ishte vendimi im me i veshtire qe kam marre ne jete, por kur marrdhenia dhe bashjetesa partiake nuk shkon ne favor te bashkimit dhe qellimit te fitores, e gjykoj te arsyeshme qe duhet te bej nje hap pas sepse demokratet meritojne me shume.

I juaji, me respekt Sabah Stafuka!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: