Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 ka folur në lidhje me pjesëmarrjen e organizatës që ai përfaqëson në zgjedhje dhe ndryshimet që do të sillte ky organizim.

Shabani zbuloi se do të shpalosë kandidaturën e tij për Tiranën, duke argumentuar se qytetarët kërkojnë një alternativë të re.

“Unë si Endrit do drejtoj fushatën përballë këtyre të dyve, pasi Tirana ka nevojë për një alternativë më të shëndetshme. Unë nuk merrem me karakteret por me politikën. Veliaj nuk e rregullon dot trafikun në Tiranë për shkak të interesave. Ne duam një transport publik dhe jo privat. Studentët do të udhëtojnë më kartë studenti dhe pensionistët me kartë pensioni. Këlliçi është duke dëgjuar qytetarët, për mua ka pasur kohë bollë për ti dëgjuar. Veliaj ka shumë zullume, qytetari mjafton të hapë dritaren të shoh. Qyteti ka nevojë për një organizim të ri për invers të qytetarit. Infrastruktura është një ndër problemet kryesore”, tha Shabani.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb