Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta ka prezantuar programin e PL-së për zgjedhjet e 14 majit.

Nëpërmjet një postim i në Facebook, Meta ka shkruar se ‘PL propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up’.

Meta thekson se ‘mbështetja e të rinjve për hapjen e bizneseve sociale është një hap që të ndalojmë largimin e tyre nga Shqipëria duke frenuar shpopullimin’.

“Kënaqësi të takohesha sot me të rinj dhe të reja, sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë.

Partia e Lirisë propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.

Mbështetja e të rinjve për hapjen e biznesve sociale, inkurajimi më i madh që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe që shpopullimi të frenohet”, ka shkruar Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb