Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në emisionin “Open” në News24 reagoi me kritika ndaj qeverisë Rama, pasi sipas tij e vetmja gjë që kanë bërë deri më tani është grabitja e qytetarëve shqiptarë.

Sa i përket zgjedhjeve të 14 majit, Meta u shpreh se fitorja do të jetë e opozitës, duke shtuar se qyteti i Shkodrës ka dhënë një mesazh të qartë dhe se do t’i prijë ndryshimit.

Ky tani do të vërë të fortë, se nuk i mund dot të PD. Kur e kishte vendosur t’i bënte zgjedhjet pa opozitën, kishte në dorë të zgjidhte figurat me intelektuale, por edhe në këtë rast 1/3 e kryetarëve që vuri, i kishte me probleme ose i ka nëpër burgje. 5 kryetarë ka ndryshuar bashkia e Vorës në 4 vite. Është bashkia që ka më shumë sipërmarrje, njësi shërbimi…Ky e falimentoi, edhe ku ishte vetëm, 1/3 e bashkive ua dha të fortëve  dhe nuk i vendosi në shërbim të qytetarëve. Shkodra tregoi që nuk del në shitje. Austro Hungaria ka vënë veton për Shkodrën. Pa Shkodër ka thënë nuk ka Shqipëri funksionale. Është në dorë të shkodranëve,. Do ta shikoni, realiteti ka ndryshuar në të gjithë Shqipërinë. Shkodra i prin ndryshimit”, tha ndër të tjera Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: