Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me premtimet e kryeministrit Rama para zgjedhjeve të 14 majit.

Murati komentoi më konkretisht premtimin e kreut të qeverisë për bonusin e pensionistëve në Prill, gjë që sipas tij është bërë në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit pasi kjo nuk është diçka e zakonshme.

Ai e cilësoi këtë si shkelje të barazisë në zgjedhje për shkak të aksesit të PS-së në burimet shtetërore dhe financiare kundrejt opozitës.

Sakaq, ai foli në lidhje me kandidatët e secilit kamp, teksa tha se Bejko i PD-së është një “bast i rrezikshëm” nga ana e Alibeajt pasi ka mundësi për të fituar por edhe për të dalë i fundit në garë.

Sipas tij çdo kandidat i nxjerrë nga Alibeaj dëmton kandidatët e opozitës, ndërsa shtoi se gara kryesore në kryeqytet do jetë mes Veliajt dhe Këlliçit.

“Pensionistëve u duhen paratë në këtë situatë të vështirë financiare. Nga pikëpamja politike dhe morale ky gjest bëhet në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Nuk ndodh çdo muaj prill që qeveria t’u japë para pensionistëve. Kjo nuk është e zakonshme.

Celibashi dha një përgjigje pa përgjigje. Me siguri kjo do trajtohet nga ai por Celibashi u tregua u kujdesshëm në këtë çështje.

Politikisht dhe nga pikëpamja morale kjo është shkelje e barazisë në zgjedhjet e 14 majit dhe vjen vetëm 3 ditë pas deklaratës së ambasadës së SHBA-së për mangësitë e zgjedhjeve të kaluara të cilat nuk duhet të përsëriten më. Në këtë deklaratë vihet re edhe mos verifikimi i shitblerjes së votave apo përdorimit të burimeve shtetërore në funksion të zgjedhjeve.

Bejko mund të fitojë bashkinë, por mund të dalë edhe forcë e pestë politike. Tani është në dëshirën e votuesve nëse PD-në e Alibeajt do e nxjerrin të parë apo të pestë, është një bast me rrezik dhe guximtar. Nëse Bejko del i pesti do kishim PD-në forcë të pestë në Tiranë. Kandidatët kryesorë janë Veliaj dhe Këlliçi. Megjithatë besoj se gara është mes këtyre të dyve.

Çdo kandidat i nxjerrë nga Alibeaj dëmton kandidatët e Berishës. Alibeaj ka vendosur interesin politik të forcës së tij mbi interesin e opozitës në tërësi. Ai do të provojë veten, por nga pikëpamja politike duhet të ketë reflektim sepse interesi publik duhet të prevalojë. Vendit i duhet një opozitë e fortë dhe e bashkuar.

Opozita duhet të reflektojë pas zgjedhjeve dhe nëse shihet që dikush bëhet pengesë për bashkimin e saj të dalë më vete dhe ta hapë krahun. Nuk mund të merret peng vula e një partie nëse del e fundit forcë në zgjedhje. Alibeaj duhet të hapë garën për kryetar brenda PD-së. Si mund të mbahet peng një parti me kryetar të autorizuar. Kur të jepte dorëheqjen Basha Alibeaj do hapte garën për kryetar partie. Nuk mbahet peng mbi një vit partia”, tha Murati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: