Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se lista e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” është e përbërë nga figura të shkëlqyera.

Sipas tij, lista e këtij koalicioni nuk ka të krahasuar me listën e PS, që sipas Metës në të janë emra zëvendësministrash dhe drejtorësh, që janë për SPAK.

“Shikoni listën, të gjithë e ka listë zëvendësministrash dhe drejtorësh, drejtorë që janë për SPAK. Lista jonë është me doktor Alimehmetit, një figurë publike. Lista jonë janë tërë ato figura të shkëlqyera nga të gjitha fushat dhe nga shoqëria civile, nuk ka krahasim, është dita me natën”, shprehet Meta.

 

@partiaelirise Ndryshimi i Tiranës me Belind Këlliçin dhe këshilltarët e koalicionit që përfaqësojnë vlerat më të mira qytetare. #pl #partiaelirise #BashkeFitojme #NdryshimMeCdoCmim #tiktokalbania #fyp #viral #14Maj #albania #ilirmeta ♬ original sound – partiaelirise

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: