SPAK nuk ka pranuar aktet e dosjes 184 duke e ridërguar dosjen përsëri në Dibër. BalkanWeb mëson se SPAK nuk ka marrë përsipër që të hetojë dosjen ku dyshohet për krime zgjedhore në zgjedhjet lokale të 2016 në Dibër.

Më 22 janar Prokuroria e Dibrës shpalli moskompetencë për dosjen kurse sot SPAK bën të njëjtën gjë gjithashtu. Por më datë 27 të po këtij muaji, SPAK vendosi te shpalle moskompetence, duke ia kthyer dosjen përsëri Gjykatës në Dibër. Tani që cështja kalon ne te njejten gjykata, pyetja qe shtrohet eshte, a do te jene te njejtet prokurore qe do ta hetojne ate?

Në korrik të vitit 2019 Krimet e Rënda shpallën moskompetencë pas 2 vitesh nga dosja. Pas përgjimeve të publikuara nga BilD.

Enkeleda Cami Keshi refuzoi të mbajë dosjen në Prokurorinë e Dibrës. Pas një debati mes dy prokurorive, ish- prokurorja e përgjithshme Arta Marku e dërgoi përfundimisht Prokurorisë së Dibrës.

PD e akuzoi Arta Markun se po varroste dosjen 184 dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi kërkoi informacion zyrtar në Prokurorinë e Dibrës për dosjen 184 dhe transferimin e e saj tek SPAK.

Por çfarë është Dosja 184?

Dosja 184 janë hetimet e Prokurorisë lidhur me pretendimet për krime zgjedhore të kryera nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve lokale  në 2016 Dibër, kur fitues doli Muharrem Rama i PS përballë Sherefedin Shehut të PD.

Tre vite pas regjistrimit të kësaj dosjeje, në 2019 media gjermane Bild publikoi përgjimet gjatë fushatës dhe gjatë zgjedhjeve lokale në Dibër të 2016.

U publikuan biseda të kryeministrit Rama, ish- ministrave Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri, Ulsi Manjës apo Pjerin Ndreut me përfaqësues të PS në Dibër Arben Keshin, Ymer Lalën, biznesmenin Bekim Krashi, drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeçi, mësuesin Lavdrim Murati, drejtorin e shkollës së Reçit, Reshat Elezin, shefin e komisariatit nr. 5 në Kamëz Sali Skura, dhe ish- deputetin e PS Artan Gaçin.

Në dosjen 184 po hetohen zyrtarë të lartë të politikës por deri tani hetimet janë hermetike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb