Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për fushatën elektorale të 25 prillit, ngjarjet e tensionuara dhe situatën post-zgjedhore.

Sa i përket përplasjeve tek FRD, Fuga thotë se në atë moment shteti ishte në krizë të rëndë dhe situata shkoi në shina të gabuara.

Sipas Fugës, Bashkia e Tiranës bashkë me kryetarin e KQZ dolën nga kompetencat institucionale, kurse Presidenti u fut në një çështje tashmë të dalë nga shinat.

 

‘’Unë dua ta filloj tek deklarimi shumë etik i kryetarit të KQZ. Unë mendoj se ai ka dalë nga kompetencat e tij. Nuk e di nëse ka kompetenca kryetari iKQZ, për të bërë thirrje për qetësi nga pikëpamja institucionale.

Ky është problemi, ndoshta dhe me dëshirën e mirë, edhe kur bëjmë një veprim të mirë etik, kur kapërcen kompetencat institucionale, kthehet në të kundërt.

Ti marrim rast pas rasti. Nëse ti dëshiron të më pyesësh për rastin e FRD. Nuk është normale, që një parti në këtë rast, parti e vogël, me peshë elektorale pothuajse minimale, si probabiliteti për të vdekur nga AstraZeneca.

Nuk kuptova si mundet që një parti në rang kombëtar, të bëjë një kontratë qiraje për një zyrë me Bashkinë e Tiranës. Nuk është institucional. Nëse një parti, sado e madhe, e nderuar, e respektuar, i takon një zyrë, atëhere buxheti apo Ministria e Financave i jep një shumë, dhe ajo shkon merr një zyrë a një lokal ku di un. Kur këto të drejta i mbarojnë, ndërpritet buxheti, dhe me bashkinë e tiranës, apo një institucion tjetër, apo privat, fillon problemi që s’ke më të paguash qiranë.

E kam fjalën tek ana institucionale, e drejtë para-qiramarrës. Ata zotërinj kanë qenë shumë të prekur nga fakti që në një moment të caktuar para zgjedhjeve, në një mënyrë që fare mirë mund të kërkonte një ndërhyrje gjyqësore, në vend të kalojë në një gjyq, kalon në një parti politike policie bashkiake që kapërcen kompetencat e veta. Kur vjen puna tek alarmi, që kanë dhënë këta të FRD. E kanë bërë deklaratën që njoftuan gjithë autoritetet. Nga kjo pikëpamje kuptoj që nëse Presidenti Meta ndërhyn aty, ai ndërhyn në një çështje që ëshë vendosur në shina të gabuara. Merr kontekst të rëndë. Parti që është regjistruar në KQZ nga opozita. Nuk bëhet në atë moment, ndërkohë që Bashkia thotë ka 4 vite. Dalje nga ana institucionale. Domethënë kur Presidenti detyrohet në mënyrë personale të shkojë në një ballafaqim fizik, zyrë e lokal fizik, qoftë dhe për një çështje të drejtë, shteti është në një situatë krize të rëndë. Shqetësimi duhet të jetë i jashtëzakonshëm. Imagjinoni sikur një nga ata policët bashkiakë, në atë stres apo gjaknxehtësi të kishte vepruar fizikisht. ‘’- theksoi Artan Fuga.

 

Sa i përket situatës me zgjedhjet, Fuga parashikon se qeveria e re, kushdo qoftë ajo do të ketë probleme me legjitimitetin pasi Kuvendi i ri mblidhet në shtator, dhe ai duhet ta miratojë atë.

Për Fugën rol të rëndësishëm pas zgjedhjeve do të ketë Presidenti, dhe ai thotë se neutraliteti i tij do të ketë rëndësi të jashtëzakonshme.

 

‘’Nuk jam në gjendje të gjej një lidhje të supozuar. Është e njëjta frymë, e njëjta prirje ku ajo që mua më interesoi shumë ishte si të thuash mbivendosja e një tensioni politik, dhe i një ballafaqimi politik mbi një kuadër si të thuash mitologjiko-animist, që është festa e ballokumes.

Në njëfarë mënyrë, përzierja e të dyjave dhe ideja që festa e ballokumes, është festa e paqes dhe solidaritetit. Në idenë që kur e ndaj unë ballokumen, po e hamë bashkë, është shenjë e mirëkuptimit, e ndarjes së energjive. Kur ka një krizë, kjo s’ndodh në ditë feste u tha. Ajo ditë që qëlloi atje, e bën problemin edhe më të madh. Krijon tension të madh. Pyetja ime është kjo, ajo që mua më shqetëson dhe është për herë të parë që e them, dhe kam kënaqësinë ta them, çfarë do të ndodhë pas 25 prillit. Ne kemi një situatë ku Kuvendi nuk do të jetë funksional , mund të mblidhet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Një tjetër mblidhet pas 6-7 muajsh. Do jemi pa Kuvend.

Problemi është që mos harrojmë që, edhe atë Kuvend e kemi ashtu siç e kemi. Do vonohet shumë dalja e rezultateve. Do ketë luftë në legjitimitetin e njërës palë apo tjetër. Në momentin që do dalin këto rezultate, do kemi një qeveri institucionalisht legjitime, por pa mandatin e Kuvendit të ri.

Do kemi qeveri me probleme të legjitimitetit. Kuvendin e kemi si e kemi. Këtu ngelet Presidenti i Republikës. Kur unë them që Presidenti do ketë rol të rëndësishëm, mua më duket që neutraliteti ka rëndësi të jashtëzakonshme pas 25 prillit. Uroj që kjo gjë dhe ky arsyetim të mos dalë, por unë i takoj atyre njerëzve, kur arsyetohet për të ardhme, duhet arsyetohet pika më e ulët e probabiliteteve pozitive.

Nëse duam të formojmë shtet, dhe të funksionojmë. Duhet që situata të ecë në këtë mënyrë. Shikoj që ne do të jemi përpara problemeve të rëndësishme në këtë drejtim. ‘’- tha Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb