Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe sfidat e partisë së tij vitin tjetër.

Patozi i është përgjigjur akuzave se është ”kukull e Ramës” duke thënë se ai dhe të larguarit nga PD e pranuan fatin e 2017, duke pasur dy mundësi, ose pensionimin ne shtëpi ose të merreshin me politikë kundër PD.

Ai garanton se Bindja Demokratike është opozitë dhe madje dy hapa më djathtas se PD, teksa shton se Bashën e sheh si rival në zgjedhjet e 25 prillit.
Po ashtu ai zbulon objektivat, duke theksuar se BD lufton për vend nderi ndërsa shton se në rast se opozita e sotme nuk do të kishte mentalitet të vjetër, nuk do të krijoheshin as partitë e reja sot nga ish-përfaqësues të saj.

”Pashë që Partia që unë kam përfaqësuar madje në nivele të larta, është në një stad të rëndë, në një mendësi staliniste. është më keq se gjithë të tjerat, më keq se qeverisja, si mentalitet stalinist.
Për fat të keq PS sot në pushtet ka njëmijë gjynahe, por nuk e ka këtë. Njësoj si ti thoshte Metës ca ke ti me ne se je socialist. Kurse për ne thotë se ose vdisni në shtëpi, me pension, ose jeni me ne.
Ne pranuar fatin e 2017. Kishim dy rrugë, ose të merreshim me politikë por kundër PD, jo thjesht se na përjashtoi, por se koncepti që kemi ne për politikën me atë që po ndodh. Aty mungon çdo normë bashkëjetese në një organizatë politike. Ose do rrinim në shtëpi, ose do bënim projekt të ri. Më e vështirë si sfidë kj oe dyta, por është zgjedhje jonë.
Askush prej nesh, të paktën flas për përfaqësuesit e Bindjes Demokratike. Mund të themi që jemi të bindur në sukses. Ne suksesin e shohim tek rrethanat që janë krijuar, me qëndrimin e shqiptarëve ndaj tre partive.
E para ne jemi opozitë, kjo është zgjedhje. Fakti që kemi dalë në fushën e meidanit, ishim në zgjedhje, jemi prap zgjedhje. Dy mundësi ka, ose do jemi qeveri, ose opozitë.
Ne jemi opozitë e qartë. Por jemi ndryshe nga opozita e Bashës dhe Kryemadhit. Kjo është zgjidhje. Thotë se nëse dalim ne, Basha humb vota, kujt po i intereson. Unë e shoh si rival.
Luftojmë për vend nderi. Duam të jemi forcë. Ne jemi të ndryshmit e vetëm në fushë sot. Ka tre alternativa të konsumuara Shqipëria sot, qeveria e korruptuar e skandaloze e Edi Ramës, dhe opozita e kompromentuar e Bashës dhe Kryemadhit.
Këto janë, ne do të tentojmë, disa forca bashkë, ose disa veç e veç, do të tentojmë t’i japim vendit një alternativë të tretë. E kam pasur qëndrimin që në 2013. Kam fajësuar Sali Berishën për zgjedhjet brenda partisë, si garanti që u bë me një nga garuesit. Kam vazhduar linjën time, kam kërkuar brenda PD për reformë të brendshme, kërkonim reformë të jashtme.
Kam kërkuar të kandidoj përballë Bashës, por m’u mohua, nuk m’u plotësua.
I kërkova Bashës të pajtohemi. U bë lëvizja për ringritjen e PD. I hodhën dorën e bashkëpunimit Bashës, e hodhi në koshin e plehërave. Partitë kpara zgjedhjeve krijohen, se nuk krijohen kështu.
Unë në të gjitha qëndrimet e mia kam qenë i drejtpërdrejtë. Jam dhe kam një koherencë që i qëndroj çdo fjalie.
Gabimet e mia më të mëdha kanë qenë kur heshtja. Por kur flisja thoja të vërteta, dhe do i mbroj derisa të merrem me këtë zanat. Gjithë ideja është partitë e reja për shkak të opozitës së vjetër. Në se opozita nuk do ishte e vjetër në mentalitet, nuk do ishin këto parti të reja. Këta nuk pranojnë që kam bërë dy hapa më djathtas se PD. Pse thotë ndonjë nga PS që iku Meta pse na i bën ky këtë?
Kam 8 vite që u them, 0 çuna mos hyni në atë derë, mor trima, dhe tani thonë çfarë bën ky. Kemi një projekt të ri dhe duam ta provojmë. ”- tha Patozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb