Pas takimit me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është takuar sot edhe me ambasadorin e BE-së, në vnedin tonë Luigi Soreca.

Temën e takimit mes tyre e ka bërë të ditur për mediat vetë Soreca përmes një postimi në Twitter.

Ai thotë se kanë diskutuar për identifikimin biometrik të votuesve, zgjatjen e afatit të përdorimit të letërtnjoftimeve, votën e diasporës dhe votimin e numërimin elektronik. Një tjetër temë e diskutuar mes tyre ishte edhe dekriminalizimi.

“Takim i shkëlqyeshëm përsëri sot me kreun e KQZ @ICelibashi. Ne diskutuam mbi përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit: Identifikimi biometrik i votuesve, zgjatja e letërnjoftimeve, votimi i diasporës, votimi elektronik/numërimi dhe dekriminalizimi”,- shprehet Soreca.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: