Për herë të parë 106 parti politike u gjobitën me 1 milion lekë të reja për mosdeklarimin e raporteve financiare vjetore dhe refuzimin për të bërë transparente burimet e financimit, apo për të lejuar ushtrimin e kontrollit nga ana e ekspertëve kontabël të licencuar.

Vendimi u mor nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ku u shqyrtua dorëzimi i raporteve financiare vjetore të partive politike për vitin kalendarik 2020. Komisioneri vendosi gjithashtu sanksionin administrativ 50 mijë lekë të reja për katër parti politike, të cilat i kanë dorëzuar raportet financiare vjetore jashtë afatit të kërkuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e kësaj të enjte, ka përcaktuar vlerën e një vote të vlefshme në zgjedhjet që sapo lamë pas.

Sipas tyre, vlera e një vote të vlefshme është 85 lekë të reja. Gjithashtu KQZ, nëpërmjet kreut të saj Ilirjan Cilibashi tregoi se nga fondi prej 130 mln lekë, PS përfiton 48.6% të vlerës së buxhetit, PD merr 39.4%, LSI 6.8% dhe PSD 2.2%, ndërsa për partitë e tjera të përfshira në zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të ketë kompensim financiar, pasi në vlerësimin e KQZ ato nuk kanë kaluar pragun e 1% të votave.

Po ashtu, Celibashi tregoi dhe bilancin e partive politike të vendit, që kanë dorëzuar raportet financiare vjetore.

Nga kalkulimet e bëra nga KQZ, rezulton se 106 parti, nga 131 gjithsej nuk e kanë dorëzuar këtë raport, ndërsa 4 të tjera e kanë dorëzuar jashtë afatit të vendosur.

Për këtë arsye, për këto 4 parti, u vendos gjobë 50 mijë lekë të reja, ndërsa për partitë që nuk e kanë dorëzuar këtë raport, u vendos masa 1 milionë lekë të reja gjobë.

Partitë që nuk kanë përfituar fonde janë tre, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja Legalitetit dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Këto tre parti duhet të kalonin 1%-in, asnjë nuk e kaluar të merrte mbi 15 mijë vota. Për këtë arsye nuk kompesohen. Bazuar në nenin 19 në shkronjën K dhe M, vendos të mos shpërndajë kompensimin financiar pas zgjedhorë për asnjë parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hy në fuqi menjëherë, e kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesë në KAS.

Janë 106 parti të cilat nuk kanë dorëzuar raportet financiare brenda afatit, edhe në momentet që flasim nuk e kanë dorëzuar. 4 prej këtyre e kanë dorëzuar, por pas afatit. Ne vendosim gjobë në masën 1 mln lekë për partitë ;politike që nuk kanë dorëzuar raportin financiar. Gjobë në masën 15 mijë lekë për partitë politike që e kanë dorëzuar raportin pas afatit të caktuar”, tha Celibashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb