Zv.kryetari dhe kandidati i parë i LSI në Vlorë, Luan Rama ka denoncuar favoret që po ofrojnë kandidatët e PS për të fituar zgjedhjet e 25 prillit.

Luan Rama thotë se numra telefonësh nga zyrat politike të PS telefonojnë qytetarë e punonjës të administratës të paraqiten para zyrave të kandidatëve që t’u zerohen detyrime që kanë në shtet.

Po ashtu ai thotë se favore po ofrohen edhe për bërjen e vaksinës apo certifikatat e pronësisë.

Sipas Ramës, asnjë nuk e ndal fitoren e LSI si presionet, shantazhet apo lajmet e fabrikuara.

 

 

‘’Numra telefonësh nga zyrat politike të Rilindjes, marrin dhe kontaktojnë, telefonojnë qytetarë, punonjës të administratës, publike ose jo. Biznesmenë apo qytetarë të tjerë në punën e tyre. Dhe ju kërkojnë informacion se për kë do të votojnë. Dhe ndërkaq pastaj i ftojnë përmes këtyre numrave telefonik dhe njëri nga numrat është ky numër nga shtabet politike të Rilindjes 069624363, nga i cili janë kontaktuar dhe veprimtarë edhe votues edhe të zgjedhur në forumet drejtuese të LSI. Dhe ju kërkohet nëse kanë ndonjë detyrim në shtet për të paguar që të shkojnë të zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes që t’i zeroni t’ua u falin.

Keni nevojë për ndonjë certifikatë pronësie që të shkoni te zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes dhe ta merrni. E keni bërë vaksinën që të shkoni pranë qendrës së vaksinimit dhe të kryeni vaksinën.

Këto lloj telefonatash janë shprehje e qartë e veprimit në kundërshtim me ligjin dhe e përpjekjes së dëshpëruar të Rilindjes për të bërë çfarë kanë në dorë edhe këto pak ditë që kanë mbetur, me dëshirën se mund të shpëtojnë nga humbja e tyre. Asnjë makinacion, asnjë presion, asnjë shantazh, asnjë lajm i fabrikuar, i trafikuar përmes kanalesh kriminale, për gjoja largim të njërit apo afrim të tjetrit, nuk do të mund dot të ndalë fitoren e LSI. ‘’- tha Luan Rama.

 

 

DEKLARATA E LUAN RAMËS

Të nderuar kolegë gazetarë,

Ju falenderoj për prezencën tuaj në këtë komunikim me mediat, shtypin dhe përmes jush me të gjithë qytetarët e Vlorës në radhë të parë, me qytetarët e qarkut të Vlorës nga ura e Mifolit deri në Konispol, por edhe me të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët presin 25 prillin, ditën e madhe të ndarjes nga e keqja, të përmbysjes së regjimit dhe të rikthimit të qytetarëve në të drejtën e vendimmarrjes, në mënyrë që këto zgjedhje me integritet të plotë dhe me liri të plotë, të jenë konfirmimi real i vullnetit qytetar.

Unë si Zëvendëskryetar i LSI, edhe si drejtues politik i shtabit elektoral të qarkut të Vlorës, dua të bëj një falënderim të veçantë për të gjithë qytetarët e këtij qarku, për të gjithë qytetarët e Vlorës, të cilët me qytetari, me zemër dhe me bujari, jo vetëm më kanë pritur, jo vetëm më kanë mbështetur, por edhe më inkurajojnë për të vazhduar fushatën në emër të LSI-së, për të bërë të mundur fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Unë ndjehem i privilegjuar, ndjehem i respektuar, ndjehem i nderuar, që duke qenë kandidat për deputet në listën e LSI në qarkun e Vlorës, jam në përbërje me një ekip të jashtëzakonshëm kandidatësh, të cilët me shumë pasion, me shumë qytetari, me vendosmëri, prej Grisejda Myslymajt dhe të gjithë të tjerët me radhë, edhe ata që janë dhe mbulojnë zonën e Sarandës, Delvinës, Konispolit. Pra Taqo Lapa në Sarandë, Dikens Bushaj, që është gjithashtu një djalë i jashtëzakonshëm, jo vetëm i Lëvizjes Rinore për Integrim, por i të gjithë rinisë vlonjate. Dhe me radhë pastaj të gjithë të tjerët, Alfred Aligjoni, Liri Dëma, Entela Shkurtaj, Gjergji Mano dhe me radhë të gjithë të tjerët, Everton Shehu, Anxhela Shehaj, Joana Ruçi dhe Ilir Hysi të cilët janë padyshim ekipi më i mirë i kandidatëve që i ofrohet qytetarëve të të gjithë qarkut në zgjedhjet e 25 prillit.

Mirëpo ndërkaq, në kontrast me këtë bujari, qytetari, zemërbardhësi dhe me të gjithë angazhimin qytetar për të na dëgjuar, për të na pritur, për të na mbështetur, edhe për të na votuar, ka disa raste skandaloze të përpjekjeve të dëshpëruara dhe nën panik, të përfaqësuesve të Rilindjes, të cilët vazhdojnë të përpiqen të intimidojnë, të frikësojnë, të bëjnë presion mbi njerëz të LSI-së, mbi votuesit tanë, mbi mbështetësit tanë, në mënyrë që të bëjnë të mundur trembjen dhe tërheqjen e tyre.

Unë si drejtues politik i qarkut, por edhe LSI, kemi bërë një denoncim prej disa ditësh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për funksionarë, drejtues institucionesh në Vlorë, që në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe në kundërshtim edhe me etikën e punonjësit të administratës shtetërore, janë të përfshirë drejtpërdrejte në zgjedhje, në përbërje të shtabeve politike të kandidatëve të Rilindjes. Ne kemi denoncuar publikisht, edhe njëherë unë po i denoncoj, Anjeza Shikon, drejtoreshë e tatimeve në Bashkinë e Vlorës, Françesko Muçajn, drejtor apo përgjegjës i zyrës së shërbimit të provës këtu në Vlorë, Klajdi Myzaferi, drejtor i Formimit Profesional në zyrën e punës, të cilët janë në shkelje të ligjit, janë në shkelje të Kodit Zgjedhor. Dhe si këta edhe punonjësit e administratës që ata drejtojnë edhe punonjës të tjerë të zyrës së shtetit. Dhe dua t’ua bëj të qartë që do përgjigjen ligjërisht. Nuk do të ketë as Damian dhe as Hasan që do të mundë t’i mbrojë nga ndëshkimi i ligjit.

Dua të bëj dhe një denoncim tjetër.

Numra telefonësh nga zyrat politike të Rilindjes, marrin dhe kontaktojnë, telefonojnë qytetarë, punonjës të administratës, publike ose jo. Biznesmenë apo qytetarë të tjerë në punën e tyre. Dhe ju kërkojnë informacion se për kë do të votojnë. Dhe ndërkaq pastaj i ftojnë përmes këtyre numrave telefonik dhe njëri nga numrat është ky numër nga shtabet politike të Rilindjes 069624363, nga i cili janë kontaktuar dhe veprimtarë edhe votues edhe të zgjedhur në forumet drejtuese të LSI. Dhe ju kërkohet nëse kanë ndonjë detyrim në shtet për të paguar që të shkojnë të zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes që t’i zeroni t’ua u falin.

Keni nevojë për ndonjë certifikatë pronësie që të shkoni te zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes dhe ta merrni. E keni bërë vaksinën që të shkoni pranë qendrës së vaksinimit dhe të kryeni vaksinën.

Këto lloj telefonatash janë shprehje e qartë e veprimit në kundërshtim me ligjin dhe e përpjekjes së dëshpëruar të Rilindjes për të bërë çfarë kanë në dorë edhe këto pak ditë që kanë mbetur, me dëshirën se mund të shpëtojnë nga humbja e tyre. Asnjë makinacion, asnjë presion, asnjë shantazh, asnjë lajm i fabrikuar, i trafikuar përmes kanalesh kriminale, për gjoja largim të njërit apo afrim të tjetrit, nuk do të mund dot të ndalë fitoren e LSI.

Unë jam këtu i vendosur në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive të mia, në luftë me të keqen në pushtet, që e ka emrin Rilindje.

Jam këtu i vendosur bashkë me 11 kandidatët e tjerë në listë por edhe me të gjitha shtabet politike por edhe elektorale të LSI për të luftuar me vendosmëri me qellim që pas 25 prillit të marrë  fund grabitja e pronave të vlonjateve, himariotëve dhe gjithë banorëve të Bregut, grabitja e pronave të orikumasve apo të qytetarëve dhe banorëve të Ksamilit, grabitja e pronave të sarandjotëve, sepse nëse është një detyrë dhe mision ende i papërmbushur deri në fund nga Rilindha, është pikërisht grabitja e këtyre pronave.

Unë jam këtu dhe për një arsye  tjetër; jo vetëm për të qenë bashkë me kandidatët e tjerë përfaqësues, mbrojtës, promovues dhe ekipi fitues i LSI por dhe këtë e kam thënë, vazhdoj ta bëj dhe do ta them hapur edhe për të qenë pranë të gjithë socialistëve të Vlorës, bashkëluftëtarëve të mi të kohëve të vështira që kur kemi themeluar PS, bashkëluftëtarëve të mi të vitit 92-93 por dhe të vitit 1997-1998 e me radhë, të cilët sot të diskriminuar, të anatemuar dhe të përjashtuar nga klanet e Rilindjes nuk gjejnë asnjë mundësi apo asnjë emër përfaqësimi në listat e tyre.

Unë jam këtu pra edhe për të gjithë ata të cilët duhet dhe do ta bëjnë siç ma kanë konfirmuar në të gjitha takimet dhe me ta, të më mbështesin, të më votojnë sepse unë do të jem zëri dhe përfaqësuesi i tyre në Kuvendin e ri pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Por jam këtu t’i ftoj me zemër dhe me shpirt të më votojnë të gjithë veteranët, brezi i idealistëve të mëdhenj që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka për Shqipërinë, për lirinë, për pavarësinë, për integritetin e saj.

Le të më votojnë pra të gjithë veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare apo dhe veteranët e ndërtimit të Shqipërisë, të cilët me kanë patur, më kanë dhe do të më kenë si djalin e tyre.

Unë jam këtu që Vlora të fitojë , që Vlora të zgjedhë, që pas zgjedhjeve të 25 prillit të fillojë zgjidhja e madhe e problemeve që ka Vlora.

Unë e dua Vlorën sepse dua Shqipërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb